Ballina Lajmet Kosovë Një burrë vetëvritet me pistoletë në Viti

Një burrë vetëvritet me pistoletë në Viti

Një burrë është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Viti. Rasatin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Në fshatin Sadovinë e Jerlive të Vitisë  dje në mesditë raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar për shkaqe të panjohura ka bërë vetëvrasje me arme zjarri në shtëpinë e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Rasti është induar si ‘vdekje e dyshimtë’. /Lajmi.net/