Një ditë para bajramit (Dita e Arafatit)

Kërkimi falje nga Zoti me rastin e ditës së Arafatit, në vetvete kërkon që t’i rishikojmë mëkatet tona.

Ne e dimë saktësisht se për çfarë kërkojmë falje.
Ndoshta njerëzit më të afërt me ne, nuk i dinë.
Ndoshta kemi arritur t’i fshehim mekatet prej tyre, dikush nga ne edhe mund të ketë jetuar një jetë të fshehtë, ose të paktën ka fshehur një pjesë të rëndësishme të jetës nga sytë e të tjerëve.
Ndoshta askush nuk di, se për çfarë dëshirojmë faljen e Zotit.
Ditën e Arafatit është dita e përballjës me vetët tona, duhet të dijmë se kërkim falja kërkon përballje!
Ne e dimë, që Ai e di, i Plotfuqishmi.
Por ne duhet të përballemi me gjithçka që ishte…
T’i kërkosh falje, t’i numërosh mëkatet e tua, të heqësh dorë prej tyre, është ballafaqim!
Po, ballafaqimi është i vështirë, por kur e mendon faljen e Zotit, ia vlen.

Halil Avdulli