Vdes një prej aleatëve më kontravers të Izraelit në Senat, i takon Zotit tashmë t’i japë atë që ka merituar
Senatori me gjuhë kriminale deri gjenocidale, Lindsey Graham, ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës pas një sëmundjeje të papritur dhe të shkurtër, njoftoi drejtori i komunikimit të zyrës së tij përmes një postimi në platformën X, herët të dielën. “Familja e senatorit Graham vlerëson lutjet tuaja në këtë kohë dhe kërkon privatësi gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të vështirë,” shtoi më tej zyra e tij.
Një mbështetës i palëkundur i Izraelit
Në qarqet politike, Graham njihej gjerësisht si një ndër zërat më të fuqishëm dhe mbështetësit më të vendosur të Izraelit në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Duke qëndruar gjithmonë krah Izraelit në momentet e tij më sfiduese, ai gëzonte respektin e autoriteteve izraelite. Ministria e Mbrojtjes e Izraelit shprehu ngushëllimet e saj mëngjesin e së dielës, duke u shprehur thellësisht e trishtuar nga humbja e një figure “që qëndroi përkrah Izraelit në kohët e tij më të vështira”.
Karriera politike dhe ushtarake
I zgjedhur për herë të parë në Senatin e SHBA-së në vitin 2002, Graham u rizgjodh me sukses në vitet 2008, 2014 dhe 2020. Karriera e tij në Uashington nisi në vitin 1994, kur shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve për distriktin e tretë të Karolinës së Jugut. Ai ka mbajtur pozicione me peshë të madhe, si kryetar i Komisionit të Buxhetit në Senat, si dhe anëtar në Komisionin e Përvetësimeve, Komisionin Gjyqësor dhe Komisionin për Mjedisin dhe Punët Publike.
Graham njihej për qëndrimet e tij të forta në politikën e jashtme, duke qenë një mbështetës i vendosur i ndërhyrjes amerikane në Irak në vitin 2003 dhe duke nxitur vazhdimisht veprime ushtarake kundër Iranit. Faqja e tij zyrtare theksonte se “Graham ka kërkuar vazhdimisht rezultate në Luftën kundër Terrorit që mbrojnë interesat tona afatgjata të sigurisë kombëtare”.
Përpara se t’i përkushtohej politikës, ai shërbeu për më shumë se gjashtë vjet si avokat në Forcat Ajrore. Në vitin 1995, ai iu bashkua rezervave të Forcave Ajrore, ku shërbeu për dy dekada deri në daljen në pension me gradën kolonel.
Ndonëse në vitin 2016 kandidoi për nominimin republikan duke qenë një kritik i ashpër i Trump-it, ai më vonë u shndërrua në një prej aleatëve më të besuar dhe të palëkundur të ish-presidentit në Kongres.
Kështu, gjuha e një prej mendjeve e shpirtërave më të ligë në politikën amerikane, nuk do mundet të flasë më. Tashmë, i takon Zotit t’ja japë atë që ka merituar. /tesheshi







