Një gjykatë në Malin e Zi vendos ekstradimin e themeluesit të Terraform në SHBA

Në 2023 Do Kwon dhe Terraform u akuzuan nga Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA për një skemë mashtrimi miliarda dollarëshe.

Një gjykatë në Malin e Zi ditën e Mërkure vendosi që sipërmarrësi kripto dhe bashkëthemeluesi i Terraform Labs Do Kwon duhet të ekstradohet në SHBA dhe jo në vendin e tij, Korenë e Jugut, për tu përballuar me akuzat e mashtrimit.

Në 2023 Do Kwon dhe Terraform u akuzuan nga Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA për një skemë mashtrimi miliarda dollarëshe.

Akuzat e SEC vinë pas kolapsit të TerraUSD, një stablecoin i cili duhet të ruante vlerën e këmbimit 1 me 1 me dollarin Amerikan, dhe të Luna e cila ishte e lidhur ngushtë me TerraUSD.

Të dy kriptomonedha humbën një vlerë prej 40 miliardë dollarësh ose më shumë kur TerraUSD dështoi të ruante vlerën 1 dollarë për monedhë në Maj të 2022.

SEC thotë se Terraform dhe Kwon kanë mashtruar investitorët lidhur me stabilitetin e TerraUSD. Kwon është mbajtur në Malin e Zi që prej arrestit të tij në Mars të vitit të kaluar ndërsa ka mohuar akuzat vazhdimisht. /