Një hartë grafike gjuhësh që ju lë pa fjalë!

Në planet numërohen plot 7.102 gjuhë, 23 prej të cilave fliten nga mbi 50 milionë njerëz.

Alberto Lucas Lopez, një gazetar i “South China Morning Post”, ka krijuar një hartë grafike interesante për të reflektuar pikërisht këto 23 gjuhë.

Në këtë hartë shpjegohet gjithashtu sesa gjerë flitet një gjuhë apo një tjetër anembanë botës.

Ajo që është vërtet befasuese, e ndoshta edhe e pabesueshme, është fakti sesi kinezishtja shkurorëzohet nga anglishtja kur vjen fjala te njerëzit anembanë botës që kërkojnë ta mësojnë atë, pavarësisht dominimit total të Kinës sa u përket folësve.

Surprizuese është gjithashtu fakti se, sa shumë gjuhë përfshihen në këtë grafik, të cilat fliten nga miliona e miliona njerëz, por për to shumë pak mund të jetë dëgjuar, për të mos thënë aspak.