Një i vdekur në Pejë, policia jep detaje

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, përkatësisht në binarë të trenit.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident mes trenit dhe një person, i cili ka mbetur i vdekur. Në vend të ngjarjes janë njësitet, derisa për info të tjera, do të iu informojmë më vonë”, ka thënë Rugova.

Sipas dëshmitarëve, i ndjeri që është rreth të 50-tave u gjet herët në hekurudhë pasi u godit nga treni, përballë Elkosit.