Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një i vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza

Një i vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza

Një qytetar palestinez u vra dhe disa të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore dhe të shtënave të forcave izraelite në lindje dhe perëndim të Rripit të Gazës.

Sipas burimeve lokale, Khadr Yousef Fayad ndërroi jetë nga plagët e marra 20 ditë më parë gjatë sulmeve izraelite në pjesën qendrore të Gazës. Mbrëmjen e së dielës, forcat izraelite qëlluan me armë të rënda shtëpitë e banorëve në lindje të Deir al-Balah, pasi mjete ushtarake u afruan pranë një fabrike barnash nga drejtimi i një pozicioni ushtarak në juglindje të qytetit.

Më herët gjatë ditës, tre persona të tjerë u vranë dhe disa u plagosën nga bombardimet në Gaza City dhe Beit Lahia, në veri të Rripit.

Burime mjekësore bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Rripi i Gazës janë pranuar 11 të vrarë dhe 9 të plagosur. Një numër viktimash ende ndodhen nën rrënoja ose në rrugë, ndërsa ekipet e ambulancës dhe shpëtimit nuk kanë mundur t’i arrijnë.

Që nga shpallja e armëpushimit më 11 tetor, numri i të vrarëve ka arritur në 601, ndërsa i të plagosurve në 1,607. Gjithashtu, janë nxjerrë nga rrënojat 726 trupa. /mesazhi