Një i vrarë dhe një i plagosur në Marmull të Gjakovës

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur në fshatin Marmull të Gjakovës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Nga informatat e para nga një patrullë policore në vend të ngjarjes, në këtë incident është një person i vrarë dhe një tjetër i plagosur”, ka thënë shkurt Podrimaj.

Në vendin e ngjarjes janë njësitet e Policisë të cilët po merren me rastin.

Mësohet se viktima është T.B e moshës 40 vjeçare.

Indeksonline do të ju mbajë të informuar për detajet nga ky rast.