Një iPhone i 2007-ës u shit për 63 mijë dollarë në një ankand

iPhone i parë kishte specifika hardueri për të cilat do të qeshnim sot si 8GB memorie, kamër 2-megapiksel dhe ekran LCD 3.5-inç.

Kur debutoi iPhone i parë në 2007, ankesa më e madhe kishte të bënte me faktin se telefoni ishte i kyçur në rrjetin e AT&T. Asokohe një abonentë e operatorit celular Verizon e quajtur Karen Green vendosi të mos hapë iPhone që mori dhuratë.

Sot ky iPhone u shit në një ankand për 63,356.40 dollarë, ose 10 mijë përqind më shumë sesa 599 dollarë kushtonte 16 vite më parë.

iPhone i parë kishte specifika hardueri për të cilat do të qeshnim sot si 8GB memorie, kamër 2-megapiksel dhe ekran LCD 3.5-inç.

Raportuar nga Business Insider, Green e shiti telefonin përmes LCG Auctions për të financuar biznesin e saj pasi shikoi sesa shumë po shiteshin iPhone e pa hapur të gjeneratës së parë. Në Gusht, një iPhone u shit për 34,414 dollarë dhe në Tetor një tjetër iPhone i 2007 i pahapur i shit për 39,339 dollarë.

Ankandi i telefonit të Green u mbyll ditën e Shtunë duke tejkaluar shitjet e mëparshme. /PCWorld Albanian