Një politikan i AK partisë vritet nga PKK-ja në qarkun Dicle të Turqisë

Sipas burimeve të sigurisë një politikan i Partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK) është vrarë të hënën në mbrëmje nga terroristët e PKK-së në qarkun Dicle të provincës juglindore Diyarbakir, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimi i cili foli në kushte anonimiteti tha se terroristët e PKK-së kanë hapur zjarr ndaj Deryan Aktert, kryetar i AK Partisë në qarkun Dicle, teksa ai ishte në vendin e tij të punës.

Pas sulmit është hapur hetim për të kapur terroristët. PKK-ja, është në listën e organizatave terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja.

Ajo rifilloi fushatën e armatosur 30-vjeçare kundër shtetit turk në korrik 2015.

Që atëherë, nga sulmet terroriste të PKK-së kanë rënë dëshmorë më shumë se 600 pjesëtarë të personelit të sigurisë, po ashtu edhe shumë civilë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa mbi 7.000 terroristë të PKK-së janë vrarë në operacionet e ushtrisë së Turqisë.