Një rajon i Gjeorgjisë do të mbajë referendum për bashkimin me Rusinë

Anatoly Bibilov

Udhëheqësi i rajonit separatist të Osetisë Jugore në Gjeorgji ka shpallur referendum nëse vendi do të bëhet pjesë e Rusisë, shkruan BBC të premten.

“Është aspiratë historike e popullit që të bashkohet me Rusinë. Votimi do të mbahet më 17 korrik”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e Anatoly Bilbilov.

Moska e njeh rajonin si të pavarur, pas një lufte të shkurtër midis Rusisë dhe Gjeorgjisë në vitin 2008, dhe ka ofruar mbështetje financiare, shtetësi ruse për qytetarët e saj dhe ka vendosur baza ushtarake atje.

Gjeorgjia pohon se Osetia Jugore është një territor i pushtuar dhe ka thënë më parë se një referendum për bashkimin me Rusinë do të ishte i papranueshëm. /koha