Një tërmet me magnitudë 4.2 në Detin Mesdhe

Tërmeti në det të hapur ndodhi në detin Mesdhe pranë rrethit Datça të provincës Mugla të Turqisë në orën 04:59 të së dielës.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 7.2 kilometrash, njoftoi Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit në faqen e saj të internetit.

Tërmeti është ndjerë në disa rrethe të Muğlas dhe në provincat fqinje.