Çfarë është gjëja më e bukur që mund t’i japë njeriu atdheut të tij?
Disa mendojnë se shërbimi ndaj atdheut fillon vetëm atëherë kur njeriu merr një post të lartë ose fiton ndikim të madh.
Por e vërteta është se atdheu ndërtohet shumë më herët se kaq.
Ai ndërtohet kur nxënësi refuzon të kopjojë.
Kur punëtori e kryen punën e tij me përkushtim dhe ndershmëri.
Kur babai i edukon fëmijët me sinqeritet, përgjegjësi dhe besnikëri.
Kur nëna ruan në familje vlerat e besimit, mëshirës dhe respektit.
Dhe kur secili njeri i përmbush detyrimet e veta para se të kërkojë të drejtat e tij.
Atdheu nuk ka nevojë për më shumë spektatorë…
Ai ka nevojë për më shumë njerëz të mirë, të ndershëm dhe reformues.
Fjala më e bukur për atdheun nuk është: “Ne e duam atë.”
Por: “Ne e përmirësojmë atë me aq sa kemi mundësi.”
Sepse dashuria për atdheun nuk matet me bukurinë e fjalëve, por me sinqeritetin e veprave dhe dobinë që i sjellim shoqërisë sonë.
Dr. Abdul Karim Bakkar








