Një truk super i thjeshtë për të shkrirë xhamat e makinës tuaj

Një truk super i thjeshtë për të shkrirë xhamat e makinës tuaj brenda pak sekondave është ndarë në rrjetin social TikTok, dhe nuk do t’ju kushtojë pothuajse asgjë.

Temperaturat kanë rënë dhe njerëzit në mëngjes po i gjejnë xhamat e makinave të mbuluara me ngrica dhe një person ka një zgjidhje të thjeshtë, transmeton Telegrafi.

Përmes videos në TikTok në llogarinë @rosie_the_jack demonstrohet një metodë e thjeshtë për të shkrirë xhamat. Shoferëve iu nevojitet vetëm një kapëse flokësh.

Në video, pamjet duket se tregojnë një person që gërryen akullin nga dritaret me një kapëse flokësh, duke arritur ta shkrijë xhamin brenda sekondave.

“Si një parukiere shkrin xhamat e makinës së saj, duke përdorur një kapëse flokësh”, thuhet në video.

Në rrjetet sociale ka shumë truke për të shkrirë xhamat e automjetit tuaj.

@rosie_the_jack_russle #mobilehairdresser #iceicebaby #fyp #winterishere ♬ Roll With It – Oasis