Një vaksinë kundër formave të shumta të kancerit

Është zhvilluar një vaksinë eksperimentale me nanopjesëza që në testet paraklinike te minjtë, është treguar se është e aftë të parandalojë melanomën , kancerin e pankreasit dhe kancerin e gjirit trefish negativ deri në 88% të kafshëve të vaksinuara nuk e zhvilluan sëmundjen për më tepër, vaksina gjithashtu uli dhe në disa raste parandaloi plotësisht përhapjen e tumorit.

Gjetjet janë botuar në revistën Cell Reports Medicine nga studiues në Universitetin e Massachusetts Amherst.

Risia e studimit qëndron në inxhinierinë e nanopjesëzave lipide që paraqesin peptide (antigjene) specifike për tumorin , të ngjashme me etiketat që i njoftojnë qelizat tona imune për një kërcënim (pak a shumë si vaksina e gripit, e cila përmban pjesë të virusit të inaktivizuar). Për të rritur fuqinë e vaksinës, u shtua edhe një ” super adjuvant ” , duke e stimuluar më tej sistemin imunitar për të kaluar në ofensivë.

Në eksperimentin e parë, studiuesit vaksinuan një grup minjsh me nanopjesëza që përmbanin peptide të melanomës, përpara se t’i ekspozonin kafshët ndaj qelizave të melanomës disa javë më vonë. Nga minjtë e vaksinuar, 80 % mbijetuan dhe mbetën pa tumor për kohëzgjatjen 250-ditore të studimit. Në të kundërt, të gjithë minjtë që nuk u vaksinuan ose që morën formulime të ndryshme vdiqën brenda shtatë javësh.

Në testin e dytë, ekipi zëvendësoi antigjenet e tumorit me një lizat të përbërë nga qeliza tumorale të fragmentuara. Edhe këtu, vaksina rezultoi efektive, duke vepruar si mburojë në 88% të minjve të ekspozuar ndaj kancerit të pankreasit , 75% të atyre të ekspozuar ndaj kancerit të gjirit trefish negativ dhe 69% të atyre të ekspozuar ndaj melanomës .

Rezultatet janë aq premtuese saqë studiuesit kanë themeluar tashmë një startup , NanoVax Therapeutics, për ta sjellë vaksinën nga laboratori në klinikë sa më shpejt të jetë e mundur .