Një video e çmontimit të iPhone 15 Pro zbulon disa sekrete

Duke qenë se është një video e çmontimit të iPhone 15 Pro, mungon informacioni rreth sistemit tetraprism të lenteve që mundëson zmadhim optik 5x në iPhone 15 Pro Max.

Kanali në YouTube PBKreview publikoi ditën e Enjte të video të çmontimit të iPhone 15 Pro duke na ofruar një pamje të asaj çfarë gjendet në brendësi të telefonit.

iPhone 15 Pro ka një dizajn të ngjashëm të brendshëm me iPhone 14 Pro por pjesa e mesme e kasës së telefonit është ridizajnuar në mënyrë që paneli prej xhami të hiqet lehtësisht për riparime të pajisjes.

Çmontimi tregon se iPhone 15 Pro është pajisur me bateri 3,274mAh. Ndërsa iPhone 15 Pro ka bateri paksa më të madhe sesa iPhone 14 Pro prej 3200mAh, Apple thotë se të dy pajisjet kanë jetëgjatësi të njëjtë baterie prej 23 orësh luajtje video.

Duke qenë se është një video e çmontimit të iPhone 15 Pro, mungon informacioni rreth sistemit tetraprism të lenteve që mundëson zmadhim optik 5x në iPhone 15 Pro Max.

Videoja ofron një paraqitje të bordit logjik të iPhone 15 Pro përfshirë çipin e ri A17 Pro. Uebsajti i riparimit iFixit pritet të publikojë një video më të detajuar javën e ardhshme.