Një viktimë dhe 921 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria po përballet me një rritje të shpejtë të infektimeve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë pohon se një qytetar ka humbur jetën dhe 921 të tjerë janë konfirmuar pozitivë me coronavirus.

Rritja e infektimeve me COVID-19 natyrisht është shoqëruar me rritjen e numrit të të shtruarve në spital. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, ndërsa rastet aktive kanë shkuar mbi 8 mijë.

Sipas MSH-së, 290 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre në total në 132,376 që nga fillimi i pandemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3103

Shkodër 1415

Vlorë 778

Fier 677

Durrës 582

Lezhë 428

Elbasan 379

Berat 289

Gjirokastër 253

Korçë 160

Kukës 130

Dibër 117.

Deri tani në Shqipëri kanë humbur jetën 2487 persona, ndërkaq shumica e tyre, kanë qenë më sëmundje të tjera shoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë ditë më parë bëri me dije se muaji shtator do jetë muaj i hapur i vaksinimit dhe bazuar në këtë të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç do mund të marrin injeksionet e nevojshme.