Njeriu i mirë është ai që nuk u shkakton dëm të tjerëve, sillet me ndershmëri, respekton njerëzit, kujdeset për përgjegjësitë e veta dhe nuk cenon të drejtat e tyre.
Njeriu i dobishëm është ai që shkon një hap më tej. Ai nuk mjaftohet vetëm me mosshkaktimin e dëmit, por e sheh një gjendje që duhet përmirësuar. Harton një plan, përcakton mënyrën e realizimit, përballet me pengesat dhe rezistencën dhe përpiqet ta shndërrojë idenë në realitet.
I pari mund të jetë i mirë në marrëdhëniet e tij me njerëzit, ndërsa i dyti merr përgjegjësi edhe për gjendjen e përbashkët të njerëzve.
Sead Ramadani








