Njëriu, qenie e formuar në mënyrë përfekte për mision dhe fe

Hoxhë Halil Avdulli

‎لَقَدْ خَلَقْنَا ٱلْإِنسَٰنَ فِىٓ أَحْسَنِ تَقْوِيمٍۢ

”Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të mirë”
”Wahrlich, Wir haben die Menschen in perfektem Ebenmass erschaffen”

Kaptina e 95 Tin

✍️ Konteksti këtij vargu kuranor, nuk nënkupton apriori vetëm formën apo konstruktin e jashtëm të njeriut, sepse forma dhe përbërja e tij biologjike mund të krahasohet me gjallesat tjera dhe kjo në mënyrë të natyrshme e bënë atë relativ në kuptimin e formës dhe konstruktit të jashtëm të tij, si rrjedhoj e kësaj, forma e tij biologjike edhe mund të kontestohet nga ateist të ndryshem.

Konteksti i ajeteve para dhe pas tregon qartazi fokusin e bukurise dhe përparësisë së kësaj krijese përballë gjithë krijesave tjera.

✍️ Njeriu është qenie e ngarkuar me mision në këtë jetë dhe duke qene i tillë ai dallon nga gjitha krijesat tjera në tokë, pra krijimi i tij nuk është thjesht vetëm biologjikë por është edhe misionar dhe në këtë kontekst Allahu e krijoi atë të përsosur për këtë mision, të cilin po që se e tradhton ai vet, bije në nivelin më të ulët që mund të ekzistoj, siç thotë Allahu në ajetin vijues “pastaj e çuam atë në gjendjen më të ulët“

✍️ Në anën tjetër betimi i Zotit në tre vende ku njerëzimit i shpalli fe:

*për fikun dhe ullirin(Palestina)

*për kodren e Sinait dhe

*për këtë qytet të sigurt (Mekën)

tregon shumë qartë se njeriu është qenie me prirje fetare.

*Njeriu në natyren e tij është qenie fetare. Derisa thuhet se njeriu është qenie që flet, është qenie sociale, është qenie politike e keshtu me radhë…atëherë me plot të drejt mund të thuhet gjithashtu se njeriu është qenie fetare për nga natyrshmeria e tij.

Qenia njerëzore është fetare për nga natyra, dhe feja është një fenomen i pandarë nga historia e jetës njerëzore. Malik bin Nabi thotë: “Qytetërimet kanë lindur nën hijen e tempujve”, çka don të thotë se të gjitha civilizimet kryesore njerëzore filluan nga një frymë fetare dhe më vonë kjo frymë u mishërua në arte, shkenca dhe institucione.

Nga: Halil Avdulli