Nji ditë

Burhan Fili

Nji ditë nji vlla më pat thanë:
“Si shumë vetes i jep Burhan.”
Ende ajo fjalë vërdallë më sillet,
gjithandej më duket se më hidhet…

Thashë atëherë, them edhe sot:
Pash madhnin Tande o i madhi Zot,
që për çdo gja ke dije të plotë:
Ty asgja nuk të fshihet dot!

Sado gjatë të kem jetë,
me ndihmo, më jep vullnet,
se i dobët e i vogël jam,
në rahmetin Tand, shpresë kam,
te dera Jote, lypës jam!

Me përvujtsi unë kërkoj,
që sado pak diku të ndihmoj!
E atij që atë fjalë më tha,
ia di për nder se hajr më ka ba!

Se ai vlla që me zemër të don,
fjala e tij kurrë nuk të damton,
kshtu e mora, kshtu e marr sot,
madhnu qofsh o i madhi Zot!

Burhan Fili
19/4/2024