Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Njihuni me kryetaren e qytetit pa banorë (FOTO)

Njihuni me kryetaren e qytetit pa banorë (FOTO)

Kur bashkëshorti i saj ndërroi jetë në 2004, nuk i la pas vetëm tavernën e qytezës dhe trishtimin, por edhe përgjegjësinë dhe barrën për të drejtuar të gjithë qytetin.

84-vjeçarja Elsie Eiler paguan rregullisht taksat dhe është e vetmja banore e mbetur në qytezën Monowi në Nebraska të Shteteve të Bashkuara.

E moshuara respekton ligjet federale.

Çdo 4 vite ajo ngjit nëpër rrugët e qytezës njoftimin për organizimin e zgjedhjeve, e më pas shkon të votojë vetë…për veten, duke siguruar 100 për qind të elektoratit si kryebashkiake e qytetit.

Çdo vit i duhet të dorëzojë tek autoritetet federale planin e detajuar për mirëmbajtjen e qytezës, pastrimin, gjelbërimin, ndriçimin dhe për ujësjellësin.

Ajo vetë arrin që nga taksat që i mbledh vetes të grumbullojë 500 dollarë në vit, ndërsa pjesa tjetër që nevojitet për t’u siguruar ndriçimi, rrjedhja e ujit nëpër rubinet dhe të tjera shërbime plotësohen nga shteti.

84-vjeçarja pranon se hera-herës ndjen vetminë, por thotë se nuk ka ndërmend që të largohet.