Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nju Jork – Panik pas shpërthimit të një transformatori

Nju Jork – Panik pas shpërthimit të një transformatori

epa07047056 New York Police Department (NYPD) officers hold back pedestrians to cross a street in gridlock near Trump Tower in New York, New York, USA, 25 September 2018. Media reports state that local authorities and the NYPD have boosed their security measures by channeling motor and pedestrians traffic in New York because of the US President being in town for the 73rd session of the General Assembly of the United Nations, at the United Nations Headquarters in New York. EPA/JOHN TAGGART

Momente frike në Nju Jork pas shpërthimit në një central elektrik në Kuins.

Sipas dëshmitarëve, shtëpitë u tronditën dhe banorët përjetuan panik, ndërkohë që  shpërthimi shkaktoi në qiell edhe një dritë intensive blu në të gjithë qytetin, madje edhe në Nju Xhersein fqinj.

Një fenomen që shkaktoi kuriozitet të madh, me qindra postime në mediat sociale në pak minuta, por edhe ankth.

“Asnjë pushtim ose kërcënim i huaj nga hapësira”, siguroi kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio.

Nuk ka viktima apo dëme materiale./ ATSH-ANSA