Nokia shkurton mijëra vende pune

Lajmi u bë ndërsa kompania raporti 20 përqind rënie të shitjeve për periudhën Korrik-Shtator të këtij viti. Kompania fajësoi rënien e kërkesës për pajisje 5G në tregje si Amerika e Veriut.

Gjiganti Finlandez i telekomunikacionit Nokia do të shkurtojë mes 9,000 deri në 14,000 vende pune deri në fund të 2026 për të reduktuar kostot.

Lajmi u bë ndërsa kompania raporti 20 përqind rënie të shitjeve për periudhën Korrik-Shtator të këtij viti. Kompania fajësoi rënien e kërkesës për pajisje 5G në tregje si Amerika e Veriut.

Aktualisht numëron 86,000 punonjës në mbarë botën ndërsa që prej 2015-ës ka larguar mijëra të tjera. Nokia dëshiron të shkurtojë kostot mes 800 milionë deri në 1.2 miliardë dollarë deri në 2026.

Konsumatorët e saj kanë shkurtuar shpenzimet përballë inflacionit dhe interesave të larta. Avancimet në teknologjinë cloud dhe AI do të krijojnë nevojë për investime të ndjeshme në rrjete.

Por nisur nga paqartësia ekonomike Nokia vendosi të marrë një veprim të tillë. Në 2024 kostot do të shkurtohen me 400 milionë euro ndërsa në 2025 me 300 milionë euro.

Nokia ishte dikur prodhuesi më i madh i celularëve në botë, por nuk arriti të parashikonte popullaritetin e telefonave me ekran me prekje me internet si iPhone i Apple dhe Galaxy i Samsung dhe u rrëzua nga rivalët.