Notari i SHBA-së, Dressel fiton medalje ari dhe thyen rekord olimpik në “Tokio 2020”

Notari amerikan Caeleb Dressel vendosi sot një rekord olimpik duke u dekoruar me medalje të artë në “Tokio 2020”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dressel, 24 vjeç, ishte fitues në finalen në stil të lirë 100 metra për meshkuj me kohën 47.02 duke thyer gjithashtu rekordin olimpik i cili qëndroi një kohë të gjatë.

Mbajtësi i mëparshëm i rekordit në këtë kategori ishte ish-notari australian Eamon Sullivan, kur 35-vjeçari e vendosi atë në Pekin 2008 me kohën 47.05.

Në finalen e sotme në qendrën Aquatics Tokio, australiani Kyle Chalmers doli i dyti duke fituar medalje argjendi pasi Chalmers ishte për 0.06 sekonda prapa Dressel.

Kliment Kolesnikov i Komitetit Olimpik Rus (KOR) arrit për 47.44 sekonda duke fituar medalje bronzi në stilin e lirë 100 metra.