Nothing Phone 2 adreson çdo ankesë të përdoruesve të Phone 1

Pjesa e pasme e smartfonit mbulohet nga një xham “2.5D” thotë kompania ndërsa dritat karakteristike të Phone 1 janë po aty edhe me Phone 2.

Nothing ka zbuluar më në fund Phone 2 pas një morie rrjedhjesh informacioni të brendshëm dhe është ajo çfarë të gjithë kanë kërkuar nga Phone 1.

Pajisja e re ofron performancë të përafërt me një flagship falë integrimit të çipit Snapdragon 8+ Gen 1 në vend të çipit 778G+ të vitit të kaluar.

Kompania pretendon se smartfoni është 80 përqind më i shpejtë dhe tashmë falë procesorit të ri mundëson video 4K me 60fps si dhe fotografi RAW HDR.

Nothing thotë se ka përmirësuar cilësinë e kamerës së Phone 2. Sensori parësor 50-megapiksel dhe ultra-wide po 50-megapiksel ofrojnë zmadhim dixhital 2x, gjurmim objekti dhe përditësime të tjera.

Kamera ballore zëvendëson sensorin 16-megapiksel me një sensor 32-megapiksel.

Por smartfoni ka edhe disa ndryshime të tjera akoma më të prekshme siç është ekrani 6.7-inç 120Hz LTPO OLED 1080p me ndriçim maksimal prej 1600-nits së bashku me korniza më të holla.

Pjesa e pasme e smartfonit mbulohet nga një xham “2.5D” thotë kompania ndërsa dritat karakteristike të Phone 1 janë po aty edhe me Phone 2.

Softueri luan një rol shumë të rëndësishëm në eksperiencën e përdoruesit dhe ndërsa modeli i parë kishte disa opsione përshtatjeje, me Nothings OS 2.0 në Phone 2 ajo janë më të shumta.

Përdoruesit mund të aplikojnë disa ekrane home me ngjyra të përzgjedhura, madhësi ikonash dhe etiketash të aplikacioneve.

Phone 2 vjen me një bateri prej 4700 mAh e cila karikohet plotësisht për 55 minuta. Nuk mungojnë as karikimi wireless 15W dhe karikimi i kundërt 5W.

Telefoni do të shitet nga data 13 Korrik për 600 dollarë për modelin bazë me 8GB RAM dhe 128GB memorie, 700 dollarë për modelin me 8GB RAM dhe 256GB memorie dhe 800 dollarë për modelin me 12GB RAM dhe 512GB memorie.