Kompania gjermane e specializuar nw modifikime ka gjetur një mënyrë për të përmirësuar më tej SF90 XX Stradale, dhe ka prezantuar versionin e tij të modifikuar dhe më të fuqishëm.
Një sistem i ri shkarkimi me performancë të lartë lejon motorin 4-litërsh V8 twin-turbo të “marrë frymë” më mirë, kështu që ky modifikim rrit fuqinë në 1061 kuaj-fuqi.
Sistemi i shkarkimit i bërë nga Inconel është më i lehtë se ai standard, i cili është prej çeliku inox.
Për një tarifë shtesë, shpërndarja e nxehtësisë mund të përmirësohet, gjë që arrihet duke kombinuar veshjen Inconel dhe ar.
Novitec, në bashkëpunim me Vossen, përgatiti fellne 20/21 inç, të cilat nuk do të jenë të lira, dhe ka susta që e ulin makinën me 25 mm dhe e bëjnë atë më të ngurtë.
Shtresat e pasqyrave anësore janë prej karboni, por komponentët e tjerë aerodinamikë janë kryesisht të paprekur.

















