Disa janë përplasje të së keqes me të keqen, disa të së mirës me të keqen, por përplasje e së mirës me të mirën – nuk ndodh kurrë.
Gjithmonë ka pasur përkrahës të së mirës dhe përkrahës të së keqes.
Të ligjtë dhe hipokritët e njohin të mirën, e dallojnë atë, por zgjedhin të qëndrojnë me të keqen, duke e justifikuar këtë me fjalët:
“E mira është përlyer me baltë.”
Por nëse e mira lufton me të keqen, ku tjetër mund ta zhvillojë betejën e saj, përveçse në baltë, aty ku jeton e keqja?
Është e vështirë të dalësh i pastër pas një përleshjeje me një derr…
Por kujto: ai që ndotet për të mbrojtur të vërtetën, mbetet më e pastër se ai që hesht për ta ruajtur pastërtinë e vet.
Hoxhë Halil Avdulli







