Sulmet ajrore izraelite dhe bombardimet e forta duket se nuk po marrin fund.
Në orët e vona të natës së kaluar dhe mëngjesin e sotëm, sulmet vazhduan të godasin të gjithë Rripin e Gazës nga veriu në jug.
Në pjesën jugore të Gazës, pjesa lindore e Khan Younis u vu nën granatime të rënda artilerie, ndërsa predhat e tankeve shkatërruan shumë nga shtëpitë e banimit. Në pjesën qendrore, kampi i refugjatëve Nuseirat, i cili është goditur vazhdimisht, është shënjestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ndërkohë në qytetin e Gazës, përveç që spitalet ishin nën bombardime të forta dhe të rrethuara nga tanke, dy lagjet me popullsi të dendur al-Zaytoun dhe al-Shujaiya ishin gjithashtu nën sulme të rënda ajrore raporton Aljazeera. /mesazhi





