Nuk u zihet besë atyre njerëzve që tradhëtojnë popullin e vet

Xhenkiz Khan

Komandanti mongol Xhenkiz Khan sulmoi qytetin e Buharasë, në (Uzbekistanin e sotëm), e rrethoi por pa mundur ta pushtojë. Duke ndjerë dështimin, ai u shkroi qytetarëve të qytetit që ishin bërë një trup i vetëm kundër pushtuesit:”Kushdo që radhitet në anën tonë, ka besën time.”
Kjo bëri që gjysma e qytetarëve të lëkundeshin dhe të lëshojnë armët, duke u dorëzuar para ushtrisë mongole. Ndërkohë që gjysma tjetër këmbënguli në mbrojtjen e qytetit deri në pikën e fundit të gjakut.
Xhenkiz Khan u shkroi dezertorëve:”Nëse na ndihmoni kundër forcave mbrojtëse të qytetit, do tu emërojmë në postet drejtuese të qytetit pasi ta shtiem në dorë.”
Kjo u dha zemër, kështu u armatosën dhe lufta u zhvendos brenda qytetit, mes bijve të njëjtit gjak, ndërkohë që ushtria mongole bënte tifozllëk nga jashtë.
Në fund, fituan tradhëtarët dhe ushtria mongole vërshoi brenda. Çudia më e madhe ishte kur mongolët i çarmatosën tradhëtarët dhe u prenë kokat të gjithëve.
Me këtë rast, Xhenkiz Khan tha:”Nuk u zihet besë atyre njerëzve që tradhëtojnë popullin e vet.”
———
Ibnul Ethir (1160-1233): Në librin e tij (El-Kamil fi Tarikh)