Duke reduktuar numrin e bërthamave me afro 2 mijë njësi krahasuar me RTX 4070 Ti, Nvidia pritet të ofrojë një kartë grafike për ata që nuk duan të paguajnë 799 dollarë.
Nvidia njoftoi partnerët rreth planeve të lançimit të RTX 4070 në muajin Prill. Kompania nuk ka përcaktuar data fikse por e vetmja gjë që dihet është se produkti do të bazohet në mikroarkitekturën e re Ada Lovelace.
Njëlloj si RTX 4070 Ti, RTX 4070 do të bazohet në procesorin grafik AD104 dhe të ketë 12GB memorie GDDR6X në bord. Nvidia pritet të shkurtojë kapacitetin e procesorit grafike në 5888 bërthama CUDA dhe të operojë në frekuencën 1920-2475Mhz.
Si rezultat performanca e RTX 4070 mund të arrijë në 29 TFLOPS, nga 40 TFLOPS që ofron RTX 4070 Ti. Performanca më e ulët gjithashtu do të thotë më pak konsum energjie prej 200W.
Duke reduktuar numrin e bërthamave me afro 2 mijë njësi krahasuar me RTX 4070 Ti, Nvidia pritet të ofrojë një kartë grafike për ata që nuk duan të paguajnë 799 dollarë.
Kompania synon ta nxjerrë në treg në Prill. Aktualisht po vlerëson inventarin e grafikave RTX 30 të ngelur dhe të përcaktojë një datë debutimi që nuk kompromenton shitjen e modeleve të vjetra. /PCWorld Albanian