Nxënësit e xhamisë “Habib Habibi” në Ferizaj, e përfundojnë leximin e Kur’anit

Dje pas namazit të drekës, në xhaminë “Habib Habibi” të Ferizajt, u mbajt ceremonia e Duasë së Hatmes me rastin e përfundimit të leximit të plotë të Kur’anit të Madhëruar nga nxënësit e kësaj xhamie.

Së pari imami i xhamisë, Nehat ef. Ajeti, mbajti fjalim përshëndetës.
Pjesë nga Kurani këndoi Avdush ef. Krosa, pas të cilit fjala iu dha kryetarit të Këshillit Bujar ef. Hasani, i cili, ndër të tjera, përgëzoi imamin e xhamisë dhe nxenësit për arritjet e shënuara në fushën e mësimbesimit (për leximin e plotë të Kuranit nga nxënësit) duke rikujtuar vlerën fetare të kësaj pune dhe duke theksuar që mësimbesimin e ka në prioritet Këshilli.

Pastaj, nxënësit performuan leximin e tyre para të pranishmëve.
Duanë e bëri sekretari i Këshillit Lutfi ef. Halili.

Në ceremoni merrnin pjesë edhe kryeimami Sylejman ef. Rosha, kryesuesi i Komisionit Fetaroarsimor Naim ef. Rexhepi dhe imamët Faruk ef. Lohaj, Sabit ef. Idrizi, Xhymshit ef. Bytyqi dhe Mensur ef. Avdyli.

Imami i xhamisë, Nehat ef. Ajeti, ka mbaruar medrese dhe fakultet për studime islame dhe rrjedh nga nje familje e përkushtuar tradicionalisht për fenë.

1

3