Obama: Ja pse nuk e përdori termin ‘terrorizëm islamik’

Presidenti i Shteteve të Bashkauara të Amerikës, Barack Obama, ka sqaruar pse ai asnjëherë nuk e përdorë termin “Islam terrorist”
Obama është kritikuar mjaft nga kundërshtarët e tij politik sa i përket terrorizmit. Por në një emision në CNN, ai ka sqaruar pse refuzon të thotë “terrorizëm islamik”, pasi u pyet nga një grua që kishte humbur djalin e saj në një sulm terrorist, transmeton lajmi.net

“Djali im ka humbur jetën nga një akt terrorist. A besoni ende se sulmet terroriste po ndodhin me motive nga feja islame dhe nëse po, pse atëherë refuzoni të përdorni termin ‘terrorizëm islamik’”, e ka pyetur Tina Houchins, presidentin Obama.

“E kam thënë edhe më herët se organizatat terroriste si Al-Kaida ose ISIS, janë përpjekur që aktet e tyre t’i mbulojnë me mantelin e Islamit, për të justifikuar vrasjet barbare”, është përgjigjur Obama.

“Këta njerëz kanë vrarë fëmijë, mysliman, gratë i kanë shndërruar në skllave seksuale. Nuk ka religjion që do ta justifikonte këtë në asnjë mënyrë”, ka shtuar Obama.

“Prandaj kam qenë i kujdesshëm që këta njerëz të mos i përfshijë në mesin e miliona myslimanëve nëpër botë, përfshirë edhe në Amerikë, që janë paqësor, të përgjegjshëm dhe që në vendin tonë ata janë ushtarë, policë, zjarrfikës, mësues, fqinjë e miq të mirë”, ka deklaruar presidenti Obama.