Lloji i parë i ligjërimit irritues që duhet renovuar me urgjencë është ligjërimi fetar që izolon vendimet e fesë nga urtësia, dobia, qëllimi dhe objektivat e saj në jetën e njerëzve dhe botës së tyre.
Pavarësisht se sa i çuditshëm është gjykimi i nxjerrë, ju duhet të dëgjoni dhe t’i bindeni.
Pa marrë parasyesh se Ixhtihadi rrjedh nga bashkëveprimi i dijetarëve me tekstet e shenjta: “Shumë konkluza të dijetarëve janë vetëm përpjekje dhe kuptim i teksteve nga ana e tyre, jo domosdoshmerisht ato duhet të jenë edhe synimi i Zotit!
Duhet të theksojmë se historikisht ekzistojnë dy lexime të mësimeve Islame:
Leximi i parë: Mësimet Islame jo domosdoshmërisht duhet të jenë të logjikshme, duke shprehur s’i parim themelor pajtueshmërinë, nënshtrimin dhe dorëzimin ndaj normave, sidomos atyre të natyres rituale, rrjedhimisht i bie qe nuk ka nevojë për njohjen e shkakut, qëllimit apo dobisë së dispozitave përkatëse.
Leximi i dytë: Mësimet e Islame në esencë bazohen në arsyeshmëri, urtësi, qëllim dhe përfitim të interesit për njeriun.
Me fjalë të tjera kemi dijetarë të teksteve dhe dijetarë të konteksteve. Në kohën qe po jetojmë duhet të mbështesim me epërsi shkollën e leximit shpjegues, sepse feja është kuptim, domethënie, qëllim dhe interes për njeriun. Roli i shkollës se dytë të mendimit islam nuk është kontestimi i normave qe vijnë nga ana e Zotit por është gjithmonë përpjekje për t’i zbërthyer urtësitë dhe arsyet e Zotit që mund të dalin nga këto norma.
Problemi që na ballafaqon në këtë kontekst është, nëse disa muslimanë deshirojnë të dijnë arsyeshmërinë, logjikën, urtësinë dhe dobinë e disa zbritjeve dhe interpretimeve, grupi tjetër sjell tekstet e dëgjimit, bindjes ndaj Zotit dhe të Dërguarit a.s dhe mos ndjekjen e tekeve.
Nga: Halil Avdulli








