OBSH klasifikon si kancerogjen ëmbëltuesin e përdorur gjerësisht nga industria e pijeve dhe ëmbëlsirave

OBSH tha sot se po klasifikon ëmbëltuesin artificial ‘aspartame’, i përdorur gjerësisht në pijet me gaz, si mundësisht kancerogjen për njerëzit, por nuk ndryshoi të dhënat për dozën e lejuar ditore.

Në një konferencë për shtyp zëdhënësi Francesco Branca, tha: “OBSh nuk rekomandon tërheqjen e produkteve nga tregu por nëse konsumatori duhet të zgjedhë mes një pijeje me gaz me ëmbëltues dhe një tjetre me sheqer, më mirë të zgjedhë opsionin e tretë, duke pirë vetëm ujë”.

Ëmbëltuesi artificial ‘aspatame, i produkteve të konsumit qe përdoret gjerësisht në pijet me gaz, çamçakëzat, ushqimet e gatshme apo pijet dietike, është deklaruar rrezik i mundshëm kanceri për njerëzit në raportin e fundit të OBSh.

Ingredienti u shpall zyrtarisht sot kancerogjen për njerëzit pas një riklasifikimi të OBSH të më shumë se 1000 studimeve, mbi ushqimin masiv të popullatës perëndimore.

Produktet e veçanta ushqimore që përmbajnë ‘aspartame’ — i cili ka hyrë në treg prej viteve 1980-të — përfshijnë Diet Coke, Dr Pepper, Fanta, çamçakëza Extra e te tjera, si dhe kos frutash të paketuar e të procesuar.

Zhvillimi pritet të shkaktojë valë tronditjeje në industrinë masive të ushqimeve të shpejta e të procesuara që mbështeten gjerësisht në ëmbëltuesin kancerogjen të produkteve të tyre.

Këshillat e fundit për individët vijnë nga një komision ekspertësh mbi substancat e shtuara në ushqim, që punojnë së bashku me rregullatorët e tjerë.

Në fakt prej vitit 1981, agjencitë kanë thënë se aspartame mund të konsumohet nëse është “brenda limiteve të sasisë ditore”.

Sipas tyre një i rritur duhet të pijë rreth 10 kanaçe Diet Coke që të ekspozohet nga rreziku i kancerit prej aspartame.

Në vitin 2015, ky komision vendosi se dhe herbicidi ‘glifosat’ i përdorur në ushqimet e përpunuara, është me shumë gjasa karcinogjen (shkaktues i dyshuar i kancerit).

Por disa vite më vonë agjenci ndërkombëtare ushqimi e kontestuan zbulimin prej pasojave në fitimet e tyre.

Grupi gjerman Bayer ne vitin 2021 humbi apelin ndaj paditësve dhe shpërndau dëmshpërblime për klientët që akuzonin për kancer te njerëzit që kishin përdorur në shtëpi produktin e saj kundër barërave të këqija.