OBSH shpall linë e majmunit emergjencë ndërkombëtare për shëndetin publik

“Virusi po përhapet me shpejtësi në botë me mënyra të reja transmetimi dhe ne dimë shumë pak për të”, tha shefi i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli shpërthimin e lisë së majmunit, e cila vazhdon të përhapet në të gjithë botën, veçanërisht në Evropë, si emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik (PHEIC), raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus njoftoi para anëtarëve të shtypit informacionet në lidhje me mbledhjen e Komitetit të Emergjencave të mbajtur më 21 korrik në selinë e organizatës në Gjenevë.

Ghebreyesus tha se OBSH-ja ka konfirmuar deri më tani më shumë se 16 mijë raste të lisë së majmunit nga 75 vende dhe tha se pesë persona kanë vdekur nga virusi.

Duke vënë në dukje se ai dëgjoi të gjitha opinionet mbi situatën e rrezikut nga virusi në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave, Ghebreyesus deklaroi se “komiteti nuk mundi të arrijë konsensus që shpërthimi i lisë së majmunëve përbën Emergjencë Ndërkombëtare të Shëndetit Publik”.

“Ka shumë të panjohura për virusin”

Duke theksuar se situata në lidhje me qarkullimin dhe dimensionin e rrezikut të virusit nuk është e qartë pavarësisht rekomandimeve të Komitetit, Ghebreyesus tha: “Kriteret shkencore, provat dhe informacionet e tjera rreth virusit janë të pamjaftueshme, duke na lënë me shumë të panjohura”.

“Virusi po përhapet me shpejtësi në botë me mënyra të reja transmetimi dhe ne dimë shumë pak për të”, shtoi ai.

Ghebreyesus theksoi gjithashtu se edhe pse virusi është përhapur në nivel të logjikshëm në botë, ai është shpërndarë shumë më shpejt në Evropë.

“Për këto arsye, vendosa që virusi i lisë së majmunit përbën emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik”, u shpreh shefi i OBSH-së.

Ndryshe, OBSH u mblodh për herë të parë më 23 qershor për të diskutuar shpalljen e lisë së majmunit si PHEIC. /aa