OKB-ja i druan retorikës së zjarrtë në Bosnjë e Serbi

Liz Throssell

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për incidentet e fundit të gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së dhunës në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Serbi, nga frika se incidentet dhe retorika e zjarrtë do të përshkallëzohen përpara zgjedhjeve të këtij viti.

Serbët e Bosnjës festuan javën e kaluar ditën e tyre kombëtare, duke shënuar krijimin e Republika Srpska – entiteti serb i Bosnjës që u shpall tri dekada më parë.

Ngjarjet shihen si ato që e çuan vendin drejt luftës në Bosnjë në vitet 1990, e cila vrau afërsisht 100.000 njerëz dhe detyroi dy milionë të tjerë të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Në një deklaratë, zëdhënësja e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se OKB-ja ishte “thellësisht e shqetësuar” nga incidentet që panë individët “të lavdëronin krimet e mizorive dhe kriminelët e dënuar të luftës, të shënjestronin disa komunitete me gjuhë urrejtjeje dhe, në disa raste, të nxitnin drejtpërdrejt dhunën”.

Liz Throssell tha se njerëzit kishin brohoritur emrin e kriminelit të luftës të dënuar Ratko Mlladiç gjatë procesioneve me pishtarë, duke kënduar këngë nacionaliste që bënin thirrje për marrjen e lokacioneve në ish-Jugosllavi dhe në një incident, individët qëlluan në ajër jashtë një xhamie. /koha