OKB: Mbi 1.2 milionë persona janë larguar nga Ukraina

Sipas shifrave të OKB-së, më shumë se gjysma e totalit, gati 650 mijë njerëz, kaluan në Poloninë fqinje

Mbi 1.2 milionë persona janë larguar nga Ukraina që kur Rusia nisi luftën kundër vendit të Evropës Lindore javën e kaluar, theksoi sot Agjencia e OKB-së për Refugjatët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat mbuluan periudhën midis 24 shkurtit dhe 2 marsit.

Sipas shifrave të OKB-së, më shumë se gjysma e totalit, gati 650 mijë njerëz, kaluan në Poloninë fqinje.

Mbi 144.700 njerëz u larguan në Hungari ndërsa rreth 103.250 të tjerë hynë në Moldavi.

Më shumë se 90.300 njerëz shkuan në Sllovaki, gati 57.200 të tjerë në Rumani, 53.300 në Rusi, 384 në Bjellorusi dhe pothuajse 110.900 njerëz u larguan në vende të tjera evropiane.

“OKB-ja tha se 96 mijë njerëz të tjerë u zhvendosën në Rusi nga rajonet Donetsk dhe Luhansk midis 18 dhe 23 shkurtit”, thuhet më tej.

Sipas OKB-së, derisa përleshjet vazhdojne të shtrihet, rreth 4 milionë njerëz mund të largohen nga Ukraina në javët dhe muajt e ardhshëm. /aa