OKB: Regjimi i Asadit përdori gaz sarin në masakrën në Han Shejhun

Komisioni i Pavarur Hetimor Ndërkombëtar për Sirinë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka vërtetuar se regjimi i Asadit ka përdorur gaz sarin në masakrën me armë kimike në rajonin Han Shejhun të Idlibit në Siri, më 4 prill të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).