Në Kongresin Mobil Botëror kompania tha se smartfoni më i fundit flagship do të mbërrijë në SHBA dhe Evropë në fund të muajit Mars.
Ndërsa shumica e smartfonëve OnePlus kanë qenë globalisht të disponueshëm për tu blerë në momentin kur kanë debutuar madje edhe përpara Kinës, me OnePlus 10 gjërat ishin ndryshe.
Që prej debutimit në Janar ka qenë një telefon i disponueshëm ekskluzivisht vetëm në Kinë. Në Kongresin Mobil Botëror kompania tha se smartfoni më i fundit flagship do të mbërrijë në SHBA dhe Evropë në fund të muajit Mars.
Akoma edhe më interesant është një tjetër fakt, se OnePlus 10 globalisht nuk do të ketë sistemin operativ të unifikuar me Oppo-n, por ende me OxygenOS.
Modelet OnePlus 10 në Kinë kanë lënë pas HydrogenOS të OnePlus 9 dhe këtë vit erdhën me ColorOS. OnePlus 10 Pro në SHBA dhe Evropë debuton me OxygenOS 12.1 dhe së shpejti dotë marrë OxygenOS 13.
Por OnePlus insiston se dy sistemet operative, OxygenOS dhe ColorOS ndajnë të njëjtin kod bazë të unifikuar dhe diferencat janë thjeshtë në eksperiencën Android. /PCWorld Albanian








