Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 3149 terroristë

Gjatë Operacionit “Dega e Ullirit” i nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) më 20 janar në rajonin sirian të Afrinit, janë neutralizuar në total 3,149 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke njofton se edhe sot kanë vazhduar operacionet nga toka dhe ajri me qëllim të neutralizimit të terroristëve të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.

– Operacioni “Dega e Ullirit” vazhdon në kufijtë e qendrës së Afrinit

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Sirian (ULS), duke çliruar fshatrat Shawarighat al-Jawz dhe Milkiyah nga YPG/PKK-DEASH, kanë hyrë brenda kufijve të qendrës së Afrinit.

Vendbanimet në fjalë, janë fshatrat e para të çliruara në qendër të qarkut në kuadër të Operacionit “Dega e Ullirit”.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 159 pika, përfshirë pesë qendra të qytezave, 124 fshatra si dhe 30 pika kritike në Afrin.

YPG/PKK, të gjitha përforcimet dhe linjat mbrojtëse i ka në qendrën e qytezës së Afrinit. Ndërsa civilët nga qytezat i kishte transportuar në qendrën e qarkut që t’i përdorë si mburojë e gjallë.

Nga ana tjetër i bllokon arabët dhe kurdët të cilët dëshirojnë të shkojnë në rajonet të kontrolluara nga regjimi i Bashar Al Asadit dhe opozitarëve ushtarakë. Mbajtja e civilëve të bllokuar shkaktoi edhe reagimin e Kombeve të Bashkuara.

Rajoni veriperëndimor sirian Afrin kufizohet me provincat turke Hatay dhe Kilis dhe kjo pjesë e kufirit nga java e fundit është plotësisht nën kontrollin e forcave turke dhe Ushtrisë së Lirë Siriane.

Operacioni në Afrin ka filluar më 20 janar, në përputhje me të drejtat e Turqisë në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato në lidhje me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).

Turqia gjithashtu i referohet nenit 51 të marrëveshjes së OKB-së, përkatësisht “e drejta për vetëmbrojtje”. Operacioni kryhet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.