Osmani dhe Statovci për iftar në menzën e studentëve

Deputetja nga lista Guxo, Jeta Statovci, ka ndarë disa foto krah presidentes, Vjosa Osmani, teksa darkuan iftarin në menzën e studentëve.

Statovci shkroi “gjenerata ime, sikurse kjo e tyre, janë gjenerata të cilat gëzojnë privilegjin të jenë studentë të lirë”, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Së bashku me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani, sonte ishim për iftar në menzën e studentëve.

Gjenerata ime, sikurse kjo e tyre, janë gjenerata të cilat gëzojnë privilegjin të jenë studentë të lirë, me një të ardhme në shtetin tonë të bërë, e nën përkushtimin që të rrisin profesionalizmin e të fuqizojmë shtetin tonë si brenda, ashtu dhe në arenën ndërkombëtare.

Por kjo nuk është pa historinë e vet, me shumë munde edhe nga kolegë tonë paraardhës, të cilët ani pse me vështirësi të ndryshme të kohës, nuk humbën kurrë entuziazmin e tyre prej studentësh.

Faleminderit drejtorit Ekrem Rudari dhe stafit nga Qendra Studentore, për pritjen.