Osmani ftohet të marrë pjesë në hapjen Lojërave Paralimpike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani , ka marrë ftesë për të qenë pjesë e ceremonisë hapëse të Lojërave Paralimpike “Paris 2024”, më 28 gusht.

Ftesa i është i bërë nga presidenti Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andreeë Parsons gjatë takimit në Prishtinë, bëhet e ditur nga Presidenca.

Osmani e ka cilësuar moment historik ërfaqësimin e Kosovës për herë të parë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, duke shpresuar në përfaqësim të denjë të sportistëve tanë në këto gara ndërkombëtare.

“Presidentja Osmani ka falënderuar për mbështetjen e deritashme presidentin Parsons dhe ka shtuar nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit në funksion të krijimit të kushteve sa më të mira për parasportistët”, thuhet në komunikatë