Osmani: Kufomat nga aksidenti në Bullgari, pas transportit në aeroport, do të dërgohen në shtëpitë e tyre

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se të gjitha viktimat e aksidentit të autobusit në Bullgari së pari do të dërgohen në aeroportin e Shkupit, e më pas në shtëpitë e tyre apo në varreza.

“Njoftim për ndryshimin e orareve të pritjes dhe dërgimit të viktimave të aksidentit në Bullgari nëpër shtëpitë e tyre dhe varreza”.

” Ju njoftojmë se kufomat e qytetarëve që humbën jetën në aksidentin e autobusit në Bullgari, pas transportit të tyre në aeroportin e Shkupit, do të dërgohen drejt në shtëpitë e tyre apo në varreza, varësisht prej kërkesës së familjarëve”.

“Ky ndryshim vjen në përputhje me kërkesat e disa familjeve të viktimave, në mënyrë që të dorëzohen para namazit të Xhumasë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook, transmeton Klankosova.tv.