Ballina Lajmet Kosovë Osmani përgëzon deputetët: Sot Kosova fitoi, u hap rruga për rreth 1.1...

Osmani përgëzon deputetët: Sot Kosova fitoi, u hap rruga për rreth 1.1 miliard euro investime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, që sipas saj, hapin rrugë për rreth 1.1 miliardë euro investime dhe grante për vendin.

Në një postim në Facebook, Osmani theksoi se këto marrëveshje sjellin mundësi të reja për të rinjtë, mbështetje për familjet, investime për bizneset, si dhe përmirësim të cilësisë së shëndetësisë, arsimit dhe sundimit të ligjit.

BE përgëzon miratimin e Planit të Rritjes nga Kuvendi: I hapet rruga Kosovës që të përfitojë 882 milionë euro

“Përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat hapin rrugë për rreth 1.1 miliardë euro investime dhe grante për vendin tone”.

“Këto marrëveshje sjellin më shumë mundësi për të rinjtë, më shumë mbështetje për familjet, më shumë investime për bizneset, si dhe më shumë cilësi në shëndetësi, arsim, sundim të ligjit e më shumë zhvillim. Janë investime që do të ndihen drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve tanë. Kur veprojmë bashkë, Kosova gjithmonë fiton. Dhe sot, Kosova fitoi”, ka shkruar Osmani në Facebook.