Ballina Lajmet Kosovë Osmani takohet me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe kryeministrin e Holandës

Osmani takohet me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe kryeministrin e Holandës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.

Osmani gjatë ditës bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kanë marrë pjesë në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

“Me dy përkrahës të fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë: Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe Kryeministrin e Holandës, Dick Schoof”, ka shkruar Osmani në Facebook.