Ballina Lajmet Kosovë Osmani takon shefin e OSBE-së në Kosovë, flasin për konstituimin e institucioneve

Osmani takon shefin e OSBE-së në Kosovë, flasin për konstituimin e institucioneve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.

Në njoftimin e presidencës thuhet se gjatë takimit u diskutua për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit dhe se Osmani ka theksuar rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve.

Tutje, Presidentja Osmani dhe ambasadori McGurk kanë diskutuar edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së në funksion të forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Gjatë takimit u diskutua për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ndaj në këtë kontekst, Presidentja theksoi rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve”, thuhet në njoftim.