Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot ushtarët amerikanë në kampin Bondsteel, me rastin e Festës së Falënderimeve.
Osmani ka theksuar se ushtarët amerikanë kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës, në ditët më të vështira dhe në ditët më të mira për popullin tonë.
”Ushtarët amerikanë kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës, në ditët më të vështira dhe në ditët më të mira për popullin tonë. Sot, në Festën e Falënderimeve, pata nderin t’u bashkohem sërish në kampin Bondsteel për t’ua shprehur mirënjohjen tonë për kontributin e tyre për paqe dhe siguri në Kosovë dhe përtej”, ka shkruar ajo në Facebook.







