Zëvendëskryeministri, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka raportuar në komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban mbledhje, raporton Ekonomia Online.
Pacoli fillimisht ka folur për demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka thënë se demarkacionin është një temë që e rëndon politik n e brendshme në Kosovë.
Marrëdhëniet mes Kosovës e Malit të Zi janë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe kemi marrëdhënie strategjike. Pacolli tha se qëndrimi Malit të Zi mbetet i palëkundur, që ka përkrahur Kosovën në çdo aspekt.
“Unë isha në një takime New York, Mali i Zi ishte ai që i printe çdo iniciative që ishte në të mirë të Kosovës dhe për këtë unë e falënderoj Malin e Zi”, tha ai.
Sipas tij, demarkacioni nuk duhet kurrsesi të ndërhyjë në marrëdhëniet e mira mes Kosovës.
Ai tha se për shtetit fqinjë kjo marrëveshje është çështje marrëveshje e mbyllur dhe nuk und të rinegociohet.
Pacolli më tej shtoi se iu ka shpjeguar se një pjesë nuk e përkrah demarkacionin, por ka marrë përgjigje që kjo është çështje e mbyllur, ngase kjo i është thënë në të gjitha takimet që ka pasur me përfaqësues të Malit të Zi.
“Rinegocimi i marrëveshjes do të jetë kohë e humbur, kjo më është thënë”.








