Një pako e dyshimtë është gjetur pranë shtëpisë së ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortes së tij Hillary, në New York.
Mësohet se pakoja u gjet mëngjesin e së mërkurës nga një teknik në postën e çiftit.
Policia federale dhe Shërbimi Sekret po hetojnë pakon e dyshmtë e cila dyshohet si bombë.
Sipas autoriteteve paisja ishte e ngjashme me atë të gjetur në kutinë postare të shtëpisë së filantropit miliarder George Soros.




