Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Palestina: “Nuk jemi në shitje”

Palestina: “Nuk jemi në shitje”

Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës ka reaguar ashpër ndaj asaj që i quajti “plane ekspansioniste” të Izraelit, pas deklaratave të ministrit të Jashtëm izraelit, Gideon Saar.

Në një postim në platformën X, ministria palestineze theksoi se “populli palestinez do të mbetet në tokën e vet”, duke shtuar se “ata që duhet të largohen janë kolonët racistë pushtues”.

Në reagim thuhet se ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar të refuzojë një shtet që, sipas saj, “shkel të drejtën ndërkombëtare dhe praktikon spastrim etnik çdo ditë”, si dhe të përballet me “grupe kolonësh që përpiqen të imponojnë planet e tyre mbi popullin palestinez”.

“Palestina nuk është në shitje dhe Izraeli nuk do të ketë sukses”, përfundon deklarata.

Reagimi erdhi pasi Saar mbajti një fjalim të ashpër në mbledhjen e OBK-së ku hodhi poshtë kritikat ndaj planeve të Izraelit për aneksimin efektiv të Bregut Perëndimor të pushtuar. Ai deklaroi se “asnjë komb tjetër nuk ka një të drejtë më të fortë se e drejta jonë historike dhe e dokumentuar mbi tokën e Biblës”.

Saar gjithashtu vlerësoi Bordin e Paqes të presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se Izraeli “do të punojë për suksesin e tij”.

Gideon Saar speaks at the UNSC meeting on February 18, 2026 [Charly Triballeau/AFP]